EMRI/Ndërron jetë i dënuari në burgun e Peqinit, ishte infektuar me Covid…

Ka ndërruar jetë një 76 vjeçar i burgosur në burgun e Peqinit. Mësohet se shtetasi Andre Berberi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, ndërsa gjendja e tij vinte duke u përkeqësduar dita ditës.

Ai po vuante dënimin në burgun e Peqinit, pasi 15 vite më parë kishte vrarë një djalë të ri dhe ishte dënuar 25 vite burg për veprën penale: “Vrasje me dashje”.