EMRI/ Identifikohet autori i plagosjes së sotme dhe shpallet në kërkim…

Elvis Lekëndreu është autori i plagosjes së Mikel Fushës mbrëmjen e sotme në Shkodër. Pas ngjarjes ai është larguar dhe ende nuk është kapur nga policia.

“Më datë 21.03.2021, rreth orës 19. 30 në lagjen “Mark Lula” Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” thotë policia.