EMRI/ Bleu një pasaportë të vjedhur nga Tik Tok-u dhe iku në Maltë, arrestohet i riu shqiptar…

Një shqiptar që ka udhëtuar me një pasaportë të vjedhur,  që kishte blerë në TikTok është dënuar me gjashtë muaj burg, teksa po tentonte të fluturonte për në Maltë.

Bëhet fjalë për shtetasin Jurgen Quku, 23 vjeç, i cili doli para gjykatës, si i akuzuar për përdorimin e një pasaporte që i ishte dhënë nga një person tjetër.  Ai u arrestua në aeroport pasi zyrtarët e emigracionit vunë re se i akuzuari po përpiqej të përdorte pasaportën e një personi tjetër për të hipur në avion për në Dublin.

23 vjeçari tha në Polici se ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte kaluar në Greqi në këmbë, për shkak të ndalimit të udhëtimit. Por pas një jave në Greqi, ai kishte blerë një pasaportë holandeze të vjedhur nga një shitës në TikTok dhe e përdori atë për të udhëtuar drejt Maltës. Gjykata urdhëroi që ai të rikthehej në Shqipëri menjëherë pas vuajtjes së dënimit atje.