EMRAT/ Të shtënat me armë në Shkodër, identifikohen tre përsonat e përfshirë në ngjarje…

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme, ku tre të rinjë u përfshinë në një sherr teksa pati dhe të shtëna me armë zjarri.

Bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive banale.

Efektivët e policisë kanë identifikuar tre autorët e ngjarjes, shtetasit Gledis Ustabeqiri, 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç. Këta të fundit kanë nisur një debat me shtetasin Taulant Ahmeti. Në debat e sipër shtetasi Gledis Ustabeqiri ka qëlluar një herë me pistoletën e tij.

Mësohet se debati mes tyre ka qenë i çastit duke i thënë njëri-tjetrit ‘pse më pe ashtu’. Ata janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e shtënë që ka trembur qytetarët që po kalonin, pasi ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” në qendër të qytetit.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat me dy të rinjtë i cili po merret në pytje rreth ngjarjes.