EMRAT/ Ja kush janë tre të rinjtë që u arrestuan në Shkodër me drogë dhe pistoleta

Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar  operacionin policor të koduar Buna.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 Melson Shaqiri, 22 vjeç, banues në Shkodër              

 Eraldo  Muca, 21 vjeç, banues në Shkodër

Ervin Vukatana, 31 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi B. Q, 23 vjeç banues në Shkodër.

Në vendin e quajtur  Ura e Vjetër e Bunës,  Forcat e Posaçme Shqiponja,  kanë bërë bllokimin e mjetit tip Volkswagen,  më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike  kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa  në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të Prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe Mbajtja pa leje armëve  dhe i municionit.