Edukimi përmes kulturës në institucionet arsimore. DRTK Shkodër marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin e Gjeografisë…

Programi i edukimit përmes kulturës në institucionet arsimore: Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin e Gjeografisë.

Në kuadër të programit të edukimit përmes kulturës DRTK Shkodër, po bashkëpunon me një sërë institucionesh kulturore. Përmes ekspertizës së ofruar, DRTK Shkodër synon të kthejë institucionet arsimore në hapësirën që mbulon, në qendra të hapura dialogu dhe sinergjie mbi trashëgiminë kulturore. Në këtë kontekst synimi ynë i përbashkët me Departamentin e Gjeografisë është edukimi i studentëve për kulturën përtej kurrikulave të mësimdhënies.

Ndaj Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi e cila orienton dhe thellon bashkëpunimin e tyre në tre drejtime:

-Ofrimin e mbështetjes përmes programit të praktikave mësimore për studentët;

-Organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve reciproke të tilla si: orë të hapura leksioni, aktivitete të përbashkëta me fokus trashëgiminë dhe promovimin e saj;

-Nxitjen e interesit të studentëve për të marrë pjesë në veprimtarinë e @drtk_shkoder përmes organizimit të një shkolle të përbashkët verore

– Shkëmbim të dhënash për qëllime kërkimi shkencor;

Marrëveshja mes dy institucioneve parashikon për muajt në vijim një sërë aktivitetesh që do angazhojnë studentët duke përmirësuar edhe më tej krijimin e hapësirave të mendimit dhe dialogut mbi trashëgiminë.

Falenderim përgjegjësen e departamentit Dr. Bresena Dema Kopliku për bashkëpunimin.

Besara Podgorica dretuese e DRTK Shkodër.

May be an image of 2 people and indoor
May be an image of 2 people and indoor
May be an image of 2 people and indoor