“Edukimi përmes kulturës” DRTK Shkodër aktivitet me nxënësit e shkollave Mes-Meselim dhe Drisht…

Një ditë ndryshe për nxënësit e shkollave Mes-Meselim dhe Drisht duke prekur nga afër trashëgiminë arkeologjike të zonës, rrënojat e qytetit mesjetar të Drishtit, dhe Muzeun Etnografik në Kala.

Nëpërmjet programit “Edukimi përmes kulturës”, nxënësit patën mundësi të vizitonin Muzeun Etnografik të Kalasë duke qene pjesë e një turi interaktiv mes rrënojave dhe gjurmëve të qytetit të lashtë.

Në fund të aktivitetit përveshëm mëngët duke ndermarrë një aksion pastrimi të territorit në sitin arkeologjik, si një mesazh sensibilizimi dhe përkujdesjeje për pasuritë tona kulturore.