E RËNDË, humb jetën në një aksident tragjik shqiptari në Itali (EMRI)…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Teramo, Itali. Një 60 vjeçar shqiptar i identifikuar si Agron Gjata, ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident tragjik.

Ai tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij por preku një furgon dhe u përmbys disa herë. Më pas mjeti i 60 vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit të Corropolit dhe zjarrfikësit e repartit të Neretos për të nxjerrë trupin nga mjeti. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, 60 vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës.