E qunte veten “cobra”, kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau shqiptarin, e shkuara kriminale…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Prizren. Një shtetas shqiptar, Visar Cengu, mbeti i vrarë, ndërsa miku i tij Rotigan Shehu u plagos pasi një shtetas kosovar qëlloi me armë në drejtim të mjetit që të rinjtë nga Shqipëria po udhëtonin.

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 dhe plagosjes së Shehut brenda lokalit “Kobra City”në Prizren.

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Cobra” ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.