
Një pushuese e moshuar nga Kosova ka shpëtuar nga mbytja sot në plazhin e Shëngjinit, falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesve të detit. Ngjarja ndodhi pranë një zone të mbushur me pushues, afër bizneseve të Ervis Pjetrushit dhe Armando Markut.
Sapo u vu re situata e rrezikshme, vrojtuesit reaguan menjëherë, duke e nxjerrë të moshuarën nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas, ajo u dërgua në spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rasti thekson rëndësinë e madhe që kanë vrojtuesit e detit për sigurinë e pushuesve, veçanërisht gjatë sezonit veror në zonat e frekuentuara bregdetare si Shëngjini.





