E mbështjellë me flamurin kuqezi, përcillet në varrezat e Sharrës Nexhmije Hoxha

Këtë të enjte rreth mesditës është përcjellë për në varrezat e Sharrës ish-bashkëshorjta e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Ashtu siç kishte njoftuar i biri të mërkurën, pas vdekjes, pritja e njerëzve dhe homazhet janë kryer në një agjenci funerale, ndërsa më pas arkmorti me trupin e Nexhmije Hoxhës është dërguar në varrezat e qytetit. Kanë qenë familjarë dhe të afërm ata që kanë kryer homazhe për Nexhmije Hoxhën.

E veja e diktatorit u nda nga jeta të mërkurën pasdite në moshën 99-vjeçare, duke mos kërkuar kurrë falje për krimet e komunizmit. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte jo vetëm bashkëshorte e Enver Hoxhës, por edhe një eksponente që mbajti poste të larta gjatë regjimit komunist.Me arkivolin e mbuluar me flamurin shqiptar, Nexhmije Hoxha është nisur drejt varrezave të Sharrës. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare ditën e djeshme në banesën e saj.