E FUNDIT/ Masakër në Kosovë, shkon në katër numri i të vrarëve në Deçan…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.

Express merr vesh nga burime se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe kondukteri i autobusit.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express se drejt autobusit kanë gjuajtur me armë disa persona.