E FUNDIT/ Gjykata rrëzon padinë e Almiro Gurakuqit. Vllaznia një hap larg privatizimit…

Gjykata Administrative e Tiranes ka marrë vendim lidhur me kerkesën e Almiro Gurakuqit për “sigurim padie” për çeshtjen e ankandit të KF Vllaznia sha. Gjykata ka rrëzuar kerkesën e të skualifikuarit nga ankandi edhe me vendim të KPP pas vendimit të Njësisë së Ankandit dhe Autoritetit Shitës- Bashkia Shkodër.

Gurakuqi ankimoi në gjykatë vendimin e KPP që konfirmonte vendimet e marra gjatë fazave të ankandit për aksionet e Vllaznisë. Ai kerkoi pezullimin e provedurës së metejshme deri në shqyrtimin në themel të çeshtjes nga gjykata.

Vendimi i marrë sot i jep fund përpjekjeve të Almiro Gurakuqit ndërsa praktikisht zyrtarizon Alban Xhaferin si pronarin e aksioneve të KF Vllaznia sha. Mbetet vetëm zyrtarizimi i fazës finale të ankandit duke shpallur fitues Xhaferin. /ShkodraWeb/