E FUNDIT/ Gjykata e konfirmon kryetar për mandatin e 6-të Armand Duken…

Pas fitores së mandatit të 6-shtë, si president i FSHF-së, Armando Duka, mund ta ushtrojë detyrën e tij. Gjykata e Tiranës ka hequr ndaj Dukës, masën e sigurisë të pezullimit nga detyra, duke vendosur që ai të hetohet pa asnjë masë sigurie.

Masa e pezullimit nga detyra iu hoq edhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku. Ky vendim i jepë të drejtë dy zyrtarëve të lartë të FSHF-së që të ushtrojnë tashmë funksionin e tyre që kanë në federatë. Për kreun e FSHF-së, dhe vartësin e tij, masa e sigurië pezullim nga detyra u vu me kërkesë të prokurorisë.

Ata u vunë në hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Hetimet ndaj tyre nisën pas kallëzimit të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, se në zgjedhjet e 24 janarit  për kreun e shoqatës rajonale  të  futbollit të Tiranës, u rrit fiktivisht numri i delegatëve për të ndikuar tek rezultati.

Veliaj kallëzoi penalisht, edhe sekretarin e shoqatës, Ardian Haçin dhe sekretarin e përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun.

Më pas prokuria zgjeroi hetimet, ku sipas akuzoës rezultoi i përfshirë edhe presidenti I FSHF,  Armand Duka, që nuk ka marrë masa për mbarëvjatjen e procesit. Për Haçin deri më tani avokatët mbrojtës nuk kanë bërë kërkesë për ndryshim mase tënpezullimit.