E FUNDIT/ Edi Martini jep dorëheqjen nga pankina e Teutës…

Humbja e sotme ndaj Partizanit i ka kushtuar shume trajnerit te Teutes Edi Martini. Shkodrani i mirenjohur ka marre te gjitha pergjegjesite per kete humbje dhe si rrjedhoje i ka paraqitur doreheqjen presidentit Hasanbelliu.

Nje gje te tille e ka bere te ditur vete Martini pak minuta me pare permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Sot mbas humbjes me Partizanin duke marre te gjithe pergjithesite mbi vete dhe duke pare ecurine jo te mire ne keto jave i kam kerkuar presidentit Hasanbelliu dorheqejn time.

Duke e falenderu pa fund presidentin Hasanbelliu per mundesine dhe besimin qe me dha jam dhe do i jem mirnjohes per gjithe jeten time.Falenderoj pa fund te gjithe lojtaret me te cilet kam punuar keto 2 vjet per kenaqesine qe me kane dhene per trofete qe kemi fituar se bashku keto 2 vite i them qe jeni nje pjese e rendesishme e jetes time sportive.

Falenderoj shefin e klubit Enid Furxhi, drejtorin teknik Renato Arapi, koleget e mi Bledar Rizvani, Bledar Hodo dhe padyshim ate qe rri gjithmone mas kuintave por qe eshte nje nder kryesoret ne sukseset tona Eduard Salillari duke falenderu pa mase edhe tifozat Durrsake qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kesaj periudhe ju oroj te gjithe te mirat e ksaj bote.

Jam i sigurt qe kjo nuk eshte nje lamtumire por nje mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll kete shkrim pa i thene lojtareve te mi qe ashtu si ja dolem vjet mund t’ja dilni edhe sivjet se ju jeni kampiona mos e harroni kete. Me shume respekt EDI MARTINI”