Dy vjet në kërkim, arrestohet ish-regjistruesi i hipotekës (Emri)

Policia e Lezhës arrestoi të mërkurën ish-regjistruesin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, Eraldo Smaçi. 31-vjeçari është arrestuar në vazhdim të operacionit “Vol-Vo-4”, që u zhvillua gjatë vitit 2018 dhe goditi një grup të strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.

Eraldo Smaçim, ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.