Dy të vrarë në Patos, arrestohet autori i dyshuar

Një person është arrestuar pasi dyshohet si autor i një ngjarjeje të rëndë, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona të tjerë, pak pas mesditës së kësaj të enjteje në ambientet e poliklinikës së Patosit.

Sipas Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, kur shtetasi i arrestuar, Martin Skëndaj, ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas, me inicialet E.K., ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një tjetër, me inicialet M.R., fillimisht i plagosur, ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.