Dy ndeshje larg grupeve të Champions League, Vllaznia e femrave mëson kundërshtarin…

Vllaznia e femrave, ka mësuar ditën e sotme, kundërshtarin për në fazën “play off” në Champions League.

Shkodranet do të përballen me skuadrën ukrainase të Vorskla-Kharkiv. Në rast se Vllaznia ia del të kualifikohet pas dy ndeshjeve me skuadrën ukrainase, atëherë do të bëjnë një arritje historike, si kualifikimi në grupet e Champions League.

Mundësi e artë për vajzat kuqeblu, që do të kërkojnë me çdo kusht triumfin. Ndeshja e parë do të luhet më 20 ose 21 shtator, ndërsa e kthimit një javë më vonë.