Drejtoria e tatimeve Shkodër apel farmacive dhe ushqimoreve: Mos abuzoni me çmimet, publikon nr. për denoncim…

THIRRJE PËR SENSIBILIZIM

COVID-19

Të nderuar tatimpagues!

Administrata tatimore pranë Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër, ju bën thirrje që të zbatoni me rigorozitet legjislacionin Tatimor, veçanërisht i bejmë thirrje sektorëve të cilët në këtë situatë të krijuar nga masat e marra për të luftuar COVID-19, po operojnë në ofrimin e barnave (farmaci), në ofrimin e produkteve ushqimore (tregti shumicë dhe pakicë)  si dhe të gjitha kategorive të cilat nuk e kanë të ndaluar aktivitetin nga Aktet Normative dhe Urdhërat e Këshillit të Ministrave për masat e marra kundër COVID-19.

JU LUTEMI, QËNDRONI LARG NGA  ÇMIMET ABUZIVE !!

Ju bëjmë me dije se Administrata Tatimore, ka hartuar një plan masash dhe në vijimësi do të bëjë verifikime, gjithashtu Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion numrin JESHIL 0800 14 14 (pa pagesë) për denoncimin e rasteve të çmimeve abuzive.

Ju bëjmë me dije se çdo denoncim nga ana e qytetarëve, do të bëjë që të jeni subjekt kontrolli nga ana e inspektorëve tatimorë.

Prandaj, nisur nga situata në të cilën po kalon vëndi, kërkojmë bashkëpunimin tuaj duke u treguar solidar në këto ditë të vështira për të përballuar sëbashku luftën kundër COVID-19.

Duke shpresuar në mirëkutimin tuaj, urojmë t’ia dalim me sukses!!