Dorëzohet kampioni i Boksit, humb betejen me COVID 19 duke ndërruar jetë pas disa ditësh në vdekje klinike…

Sot është ndarë nga jeta, Skëndër Kurti, ish kampioni dhe trajneri i kombëtares shqiptare në boks. 61-vjeçari luftoi prej ditës ndaj Covid-19 duke qenë në vdekje klinike, por pa mundur të fitojë “betejën”.

Disa ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 61-vjeçari ndërroi jetë, por më pas e rikorigjoi pasi pacienti kishte kaluar në vdekje klinike.

Kurti ishte pozitiv me Covid-19, por nuk arriti që të mposhte këtë virus. Njoftimi është bërë nga të afërmit e tij që tregojnë se trajneri kampion ka ndërruar jetë ditën e sotme pas disa ditësh në gjenje të rëndë shëndetësore.