Dita Ndërkombëtare e Romëve, Izmira Ulqinaku: Ne do të angazhohemi për më shumë mbështetje direkte për çdo fëmijë, për arsimim e mbështetje sociale…

Sot 8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, një ditë feste e kulturës rome që shërben për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet.

✅ Gjej rastin sot të theksoj angazhimin e Partisë Demokratike për të mos lënë askënd pas.

Unë kam qenë gjithmonë në krah të këtij komuniteti, sidomos gjatë vitit të shkuar, ku pandemia i goditi fort komunitetin rom e egjiptian në Shqipëri. 🇦🇱

✅ Ne do të angazhohemi për më shumë mbështetje direkte për çdo fëmijë, për arsimim e mbështetje sociale. 👫

✅ Ne do t’i krijojmë mundësinë anëtarëve të këtij komuniteti të integrohen me lehtësi në çdo fushë të jetës; arsim, punësim, art e kulturë.