“Disa bashki,si ajo e Shkodres nuk kanë bërë asgjë”-Duka ngre shqetësime për Europianin e të rinjve në Shqipëri…

Shpërndaje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur sot mbi organizimin e Kampionatit Europian të të rinjve që do të zhvillohet vitin tjeter në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze për ecurinë e përgatitjeve në disa qytete të përcaktuara nga UEFA.

Sipas Dukës, UEFA ka vendosur tashmë qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, por problematikë mbetet fakti se disa bashki nuk kanë ndërmarrë ende asnjë hap konkret për përgatitjen e infrastrukturës sportive.

Ai ka marrë si shembull qytetin e Shkodres, duke deklaruar se situata atje është shqetësuese, pasi sipas tij “nuk është bërë asgjë” dhe aktualisht nuk ekziston asnjë fushë e përshtatshme ku mund të stërviten ekipet kombëtare në kuadër të turneut.

Duka ka shprehur gjithashtu dyshime nëse qytetet e përcaktuara do të jenë realisht gati për të pritur ndeshjet, duke theksuar se vonesat dhe mungesa e investimeve mund të vënë në pikëpyetje organizimin e europianit ne keto qytete.

Shpërndaje