Dinamo – Vllaznia, mbyllet me rrjeta të pa prekura…

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë. Festivali i golave në ndeshjen e parë në Shkodër duket se ka trembur skuadrat, të cilat pas atij rezultati 6-3 kanë kyçur portat e tyre. Kuqeblutë kanë qenë më kërkues në fushën e lojës, duke i shkuar disa herë pranë golit, por pa mudur ta shtyjnë topin në rrjetë.

Në minutën e 55 shkodranët pretendojnë për një 11 metërsh, por VAR-i nuk ka menduar në të njëjtën mënyrë dhe ka lënë lojën të luhet. Ndërkohë portieri Simoni e ka zëvendësuar më së miri Bakajn, teksa i ka mohuar një gol Adilit në pjesën e dytë. Gjithashtu Çoba pati një shans të artë në minutën e 81-të, por topi shkon ngjitur me shtyllën dhe del jashtë. Skuadrat ndahen kështu në paqe dhe hedhin një hap fals në kampionat, teksa një pikë e marrë sot në “Elbasan Arena“ nuk zë një peshë të madhe në tabelën e renditjes.