Dimri po vjen me stuhi, qytetet që do të godasë nesër (HARTA)…

Temperaturat e pazakonta për stinën dhe moti me diell pritet që duke filluar nga nesër t’ja lerë vendin dimrit të vërtetë me reshje shiu.

Fillimisht zonat që do të preken nga moti i keq nesër janë pjesa jugore, ultësira perëndimore dhe veriperëndimore dhe më pas i gjithë territori.

Moti i keq me reshje dhe stuhi do të vazhdojë deri në fundjavën që vjen. Jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni i Ballkanit do të jetë në këto kushte atmosferike.