
Gazetarja Brunilda Dibra ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Mark Mollës si administrator i ri i Universitetit të Shkodrës, duke rikthyer në vëmendje akuza dhe dyshime nga e kaluara e tij që, sipas saj, mbeten të paqarta. Në një postim kritik, ajo ngre shqetësime mbi integritetin dhe përgjegjësinë e figurave publike, duke e lidhur këtë vendim me fenomenin e riciklimit të emrave në institucione dhe harresën e shpejtë të opinionit publik.
Postimi i plotë i gazetares Dibra:
Gojët e liga thonë që në vitin 1989 u dënua me 10 vite burgim për vjedhje. Deri në 2019 që asht publiku ky artikull nuk kishte një formular dekriminalizimi nga Marku. Mbase Bordit të Universitetit ja ka paraqitë.
Sa ishte drejtor Ujësjellësi në Shkodër doli lugë e lame nga çdo përgjegjësi për vdekjen e një punonjësi gjatë orarit të punës, I cili punonte pa mjete e jashtë çdo kushti normal. Doli gjysma e Shkodrës në protestë për atë jetë të pafajshme që iku si mos me qenë. Pata dalë edhe unë.
Po gojët e liga thonë që KLSh e gjeti me shkelje e ja la detyrë ndrikullës largimin e tij nga detyra, gja që e realizoi Bardhi.
Por sot riciklimi u ba, se ne harrojmë shpejt.
Ta gëzojë Universiteti administratorin e ri!
Na e neveritët këtë vend!!!




