Deri më 5 prill pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur…

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur për qarkullimin e udhëtarëve deri më datën 5 prill.

Policia njofton se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë që prej nëntorit të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.