Deputeti i PD pyet “live” në Komision Çuçin: Keni shkarkuar Ardi Veliun, ministri i përgjigjet Luan Baçit: Do e merreni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili!!

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është pyetur sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetët e opozitës për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi pyeti ministrin e Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nëse është shkarkuar apo jo Ardi Veliu, sipas News24.

Por ministri Çuçi as nuk e pohoi, por dhe as nuk e mohoi, duke dhënë një përgjigje evasive.

“Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili”- tha Çuçi.

Pjesë nda diskutimet në mbledhje

Luan Baçi: Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjiothëse nga kryeministri ajo punë, a është i vërtetë lajmi apo jo? Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.

Ndërkohë që ditën e sotme në disa media është duke qarkulluar lajmi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar