Çpo ndodh me të denuarin me burgim të përjetshëm në Greqi?

Nga Shpetim Zinxhiria

Çpo ndodh me të denuarin me burgim të përjetshëm në Greqi?

Trupi gjykues nuk vulos vendimin e prerë me qëllim që shqiptari të humbas të drejtën për të bërë kërkesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e njohur si Gjykata e Strasburgut.
Shteti shqiptar si gjithmonë bën kinezin, në një kohë që duhet të ishte pranë shqiptarve për padrejtësitë që u bëhen në gjykimet ndaj tyre, pasi edhe këta kanë të drejtat e tyre dhe për ate qe kanë bërë po shlyjne me denimin. Por…

U dënua me burgim të përjetshëm për 16 kg bar hashash pa avokat më 2004 dhe po vuan dënimin për 16 vite resht duke kërkuar drejtësi.
E njëta gjë pa avokat u përsërit edhe në dy gjykimet e Shkallës së Dytë dhe të Shkallës së Lartë, një Vendim që mbetet i prerë me burgim të përjetshëm. Por…
Dihet që shqiptarët dënohen me dhjetra herë më shumë se vendasit për të njëtin krim, por gjithashtu denohen nga trupi gjykues pa përkthyes dhe pa avokat.
Por e njëta gjë u përsërit si më 15 Maj ashtu edhe më 18 Shtator 2019, kur Kryetarja e Trupit Gjykues e Shkallës së Lartë i tha 55-vjeçarit Shaban Safet Vezit gjatë gjykimit të tij se nuk është e nevojshme për avokat, se në Greqi mund të bëhen gjyqe edhe pa avokat.
Si i pranishëm në dy senacat e gjykimit të shqiptarit me burgim të përjetshëm për 16 kg hashash, ku në një prej tyre ishin edhe nga Ambasada Shqiptare u ripërserit po nga kryetarja e trupit gjykues se nuk ka nevojë për avokat mbrojtës, në një kohë kur dihet se gjykimet të tilla simbas ligjit nuk janë të vlefshme.
Më datën 20/02/2020 u interesuam për Shaban Safet Veizin për të mësuar lidhur me vendimin e fundit të datës 19 Shtator 2019 dhe për këtë shkuam në Gjykatën e Lartë Penal të Greqisë në Athinë.
Në katin e dytë në zyrën 2009 ku ishin prezencë tre punonjës dhe pyetëm në se ka dalë vendimi i prerë i Gjykatës së Lartë zhvilluar më 18 Shtator të 2019.
Përgjigja ishte se vendimi ka dalë por ende nuk është firmosur nga kryetari i Gjykatës që ka zhvilluar gjyqin ndaj Shaban Safet Veizit.
Për këtë na dhanë edhe një letër me dimensione 8×8 cm ( shih foto) ku eshte shenuar data e zhvillimit te gjyqit, numri i vendimit dhe rrëzimi i kërkesës së Shabanit. Pra vendimi eshte gati dhe nuk është firmosur akoma, kjo sipas thënieve te punonjesve te kesaj zyre.
Fatkeqesisht e dënuan pa praninë e avokatit me denimin më maksimal, tani nuk vuloset apo eshte vulosur dhe nuk japin te vertetën qëllimi dihet, te humbas te drejtën në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e njohur si Gjykata e Strasburgut.
Presidenti i vendit apo kryeministri shqiptar te kthejnë kokën nga shqiptaret qe jetojne ne Greqi si nje detyre dhe jo bamiresi.