COVIDI 19/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e 24 orëve të fundit…

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (23 Maj 2021)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,512