COVID-19/ Prefektura informacion përmbledhës për situaten në Qarkub e Shkodrës…

Informacion i orës 19.00 nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkoder .

Në vijim të Urdhërit nr.25 dt.17.03.2020 të Prefektit të Qarkut , si Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes Civile – Qarku Shkoder, të gjitha strukturat si anëtare të këtij komisioni, kanë vijuar zbatimin e detyrave ligjore në të gjithë territorin e Qarkut Shkoder.

Zyrtarisht nuk raportohet për raste të COVID -19 në të gjithë territorin e Qarkut Shkoder.
Nga Bashkia Shkoder informohemi se është mbledh Komision i Mbrojtjes Civile i bashkisë për të analizuar situatën. Ndërkohe të gjithë strukturat përkatëse të kësaj bashkie kanë vijuar punën për dezinfektimin e institucioneve, ambienteve publike, lulishteve, shesheve, rrugëve, pastrimi i mbetjeve urbane. Është garantuar uji i pijshëm dhe gadishmëria e eleminimit të defekteve nga KUZ. Nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë ka vijuar zbatimi i aktet normative në gjithë territorin e bashkisë, duke kufizuar lëvizjet dhe në këte kuader kanë mbështetur gjatë ditës se sotme shtresat në nevojë veçanërisht komunitetin Rom në vendqëndrimet e tyre me 100 pako ushqimore.

Janë marrë masat për mbështetjen e të moshuarve duke ngarkuar me detyrë administratorët për të marrë informacion të hollësishëm për këte shtrese me qëllim mbështetjen e tyre në ditët në vijim. Janë marrë masa për sensibilizimin e publikut, ndërkohë që janë plotësuar të gjitha listat për invalidet, shtresat e personave me aftësi ndryshe, etj

Nga Instituti Shtetëror Shendetësore janë ushtruar inspektime në bashkitë Shkoder, Pukë, Malësi e Madhe, ku u monitoruan 2 Qendra Shendetësore për zbatimin e rregullave të higjenës dhe sigurisë se personelit, u konstatuan 16 klinika dentare dhe 48 bare të mbyllura, 21 furra buke që ushtronin aktivitet me masa sigurie dhe 6 fasoneri që kanë hapur aktivitetin dhe ishin të dizinfektuar dhe zbatonin masat e sigurisë në punë të punonjësve.

Njesia Vendore e Kujdesit Shendetësor Shkoder ka vijuar inspektimet me grupet e punës për gjurmimin e qytetareve në rast nevoje, gjithashtu janë mbajtur në gadishmëri të gjitha Qendrat Shendetësore.

Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Malësi e Madhe ka vijuar punën për mbikqyrjen e pikës kufitare të Hanit të Hotit. Vazhdon dezinfektimi i ambienteve, të objekteve dhe veprimtaria e personelit me masa sigurie të higjenës dhe sensibilzimin e komunitetit nëpërmjet personelit për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

Njësia Vendore e Kujdesit Shendetësor Pukë ka vijuar hetimet epidemiologjike për të respektuar 14 ditëshin e njërezve në vetëkarantimin pasi rezultojnë me historik lëvizje nga zonat COVID-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkoder, janë njoftuar për vetëkarantim 1165 shtetas nga 1221 shtetas që janë në total të ardhur deri me dt. 27 Shkurt në qarkun Shkoder nga shteti Italian, ndërkohe që ngelen për tu kontaktuar edhe rreth 56 shtetas. Nga kjo Drejtori në bashkëpunim me strukturat e tjera kanë vijuar kontrollet në lokale për parandalimin e grumbullimin e njerzve.

Nga IShPSHSH, Rajonale janë në gadishmeri dy grupe punë të cilët do të ndërhyjnë në të gjitha rastet që konstatohen shkelje të akteve normative në biznese .

Nga Institucioni i Prefektit i është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme kryetarve të bashkive për vlërsimin nga ana tyre të objekteve sociale të Azilit të Pleqve, shtëpitë e fëmijëve dhe shtresave në nevoje për ti mbështetur me asistence dhe ndihma ushqimore, si dhe hartimin e listave për shtresat e pa asistuara, si dhe koordimin e punës se strukturave të sigurimeve shoqërore për dërgimin e pagave të pensionistëve në shtëpive e tyre.

Komisioni i Mbrojtjes Civile kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të Qarkut Shkoder për kushtet e kufizuara me tw cilët po perballemi, dhe iu bën me dije se këto masa po merren nga të gjitha institucionet ligjzbatuese me qëllim parandalimin dhe izolimin e infeksionit të COVID – 19.

Vazhdojme ndjekjen dhe monitorimin e situatës duke koordinuar intensivisht strukturat vendore dhe institucionet qendrore në të gjithë territorin e Qarkut Shkoder.