COVID 19/ Përmbledhje e situatës në qarkun Shkoder datë 10 prill 2020

Përmbledhje e situatës në qarkun Shkoder datë 10 prill 2020

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar ndjekja e situatës epidemiologjike NJVKSh Shkoder .

Nga 22 mostrat e dërguara dje, sot u mor pergjigjia për 4 mostra pozitiv, paciente të bashkisë Shkoder.

Gjatë pasditës në bashkinë Shkoder ka vijuar gjurmimi epidemiologjik i të gjithë të kontaktuarve të 4 pacienteve të dale pozitiv, familjet e të cilëve janë të izoluar në vetkarantinim, ndërkohe që jemi në pritje të pergjigjeve të 27 mostrave, prej të cilave 21 raste kontaktesh dhe 6 ritestime që janë dërguar sot ne ISHP.

Në Bashkinë Pukë e Fushë Arrëz situata epidemiologjike është drejt normalizimit, aktualisht kemi vetem 1 person pozitiv në banesë i pa hospitalizuar në gjendje të qendrueshme.

Në Bashkinë Malësi e Madhe në pikën kufitare Hani i Hotit kanë hyrë rreth 132 udhëtare, kryesisht shofere të mjeteve të transportit, që u janë nënshtruar rregullave të kontrollit vetjak.
Sot jane shperndare nga kjo Bashki 99 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit për paraplegjikët.

Në Bashkinë Vau Dejës, janë shëruar 5 pacientet e rasteve Covid -19, ndërkohe vetem 1 pacient vazhdon të jete i shtruar në Tiranë . Nuk ka raste të reja Covid -19, në këte bashki.

Nga grupet e punës së përberë nga AKU, DVP, forcat e ushtrisë , Policia bashkiake, ka vijuar monitorimi dhe inspektimi i veprimtarise së tregjeve për të konstatuar nga afër masat e marra per paisjen dhe i stalimin e sinjalistikes, tunelet e dezinfektimit dhe respektimin e rregullave të higjenes dhe distancimit.

Gjatë inspektimit u monitoruan 6 OBU të tjera, 2 markete, 2 furra buke dhe 2 njësi tregtimi në cilat zbatonin rregullat dhe nuk u morën masa administrative.

U konstatua se ne 3 tregjet e Bashkise Shkoder ka përmirësime të dukshme ne përgjithësi dhe se nga bashkia Shkoder në përgjithësi janë marre masa të mira për higjenzimin dhe pastrimin e tregjeve, ndërsa është konstatuar se në tregun Xhabije janë zbatuar parametrat e funksionimit të tregut, ndërsa në dy tregjet e tjera te Zdrales dhe Rusit vijojne të kene probleme si:

* nuk funksionon sinjalistika.
* nuk respektohet hyrja dhe dalja.
* nuk respektohet distanca.

* ndërsa në të 3 tregjet nuk janë instaluar tunelët e dezinfektimit me sprucator, për të zgjidhur këtë problem duhet të kishin ndërhyrë subjektet privatë dhe organet vendore urdhërat nr.32 dhe nr. 33, dt 08.04.2020, të KMC që bëjnë fjalë për vendosjen e sinjalistikës dhe tuneleve të dezinfektimit në tregje, detyre që duhet të zbatohej sot me dt.10.04.2020, për të cilën organet ligjzbatuese do të marrin masat sanksionuese ndaj institucioneve apo subjekteve publike dhe private që nuk e kanë zbatuar këte urdher.

Informohemi nga bashkia Shkoder se sot janë shpërndare pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë:

*NJA Berdice, 90 pako.
*NJA Postribe dhe Prekal, 32 pako.
*Qytet, 35 pako.

Ka vijuar dezinfektimi i pallateve, hoteleve dhe zhbllokimi kolektoreve dhe pusetave, riparimet në rrjetin ujesjellës me kerkesën e banoreve, pastrim dhe transportim mbeturinash në të gjithe tregjet dhe sheshet kryesore të qytetit.
Jane monitoruar tregjet duke kontrolluar rreth 1500 qytetare, ku 200 prej tyre nuk kanë patur leje të posatshme për të dalë.

Nga strukturat e bashkisë është ndërhyrë për të zbatuar rregullat e distancimn social në tregje, është ndërhyre për adresimin e zgjidhjen e problematikave të komunitetit mbi bazën e kerkesave të konsiderueshme të qytetareve të bëra nga numërat e telefonave të ngritura posaçërisht për këte qëllim.

Filiali Postes gjatë ditës sotme ka shperndare gjithsejt 1975 pensione.
Shkoder 1326

Malësi e Madhe 301
Puke 55
Fushë Arrëz 26.
Vau Dejës 267.

Nga DVP, ka vijuar punen në vijim të grupeve për ndjekjen dhe zbatimin e urdhërave të dala nga KMC. Veçanërisht është kërkuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkoder, zbatimi i urdhërave të dala nga KMC për instalimin e tuneleve të dezinfektimit gjë për të cilën do të sanksionoje subjektet private dhe shtetetore përkatese të cilat nuk kanë zbatuar urdhërat përkates.

Nga KMC, vijon ndjekja, koordinimi dhe bashkëpunimi i institucioneve për zbatimin e urdhërave dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative dhe të KMC për mbajtjen nën kontroll të situatës.