Covid-19 në Shqipëri: Asnjë humbje jete, 8 të shëruar dhe 3 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete dhe tre raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.  

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë      8

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3027

Testime totale            771,586

Raste pozitive             132,484

Raste të shëruara        129,903

Raste Aktive                  127

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       42

Tiranë          36

Berat             12

Durrës          11

Lezhë           8

Elbasan        5

Gjirokastër    4

Korçë           3

Dibër             3

Kukës           2

Fier                1