COVID 19/ Mali i Zi merr vendimin, shtetasit shqiptarë mund të kalojnë vetëm nëse…

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive në Mal të Zi sot ka marrë një vedim të ri se si mund të hynë në këtë shtet shtetasit e huaj.

Nga vendimet e shumta që janë marrur sot ajo që është e rëndësishme për Ulqinin si qytet turistik ka të bëjë edhe më mënyrën se si mund të hynë në Mal të Zi shtetasit e vendeve si Shqipëria, Kosova apo edhe Bosna dhe Hercegovina, shkruan Ulqini Online.

Në këtë mënyrë, shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Turqisë, Izraelit, Polonisë, Rumunisë, Italisë dhe Ukrainës mund të hynë në Mal të Zi vetem nëse paraprakisht kanë bërë test dhe kanë rezultat negativ për SARS-CoV-2 nga laboratoret e akredituar dhe jo më të vjetër se 48 orë.