COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situaten në Qarkun Shkoder…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, deri ne ora 17.00, dt.24. 06.2020.

Situata epidemiologjike ne territorin e Qarkut Shkoder, sipas informacioneve të ardhura deri në orën 17.00, është si me poshtë:

NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt. 24.06.2020 kemi konfirmim të 10 rasteve pozitiv covid-19, prej 47 tamponave të derguara ne ISHP me dt 22 Qershor..

• Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës, vijon në 252 numri i pacientëve të infektuar me covid – 19.

• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u moren 30 tamponë u dërguan në ISHP në Tr.

• Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 23 Qershor janë 17 raste pozitiv covid-19, 1 rast i ri sot i cili është dërguar për në spitalin covid-19, duke çuar në 2 numrin e rasteve të hospitalizuar momentalisht.

• Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19.

• Ndërkohë nga NJVKSH Pukë dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojnë kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 76 raste nga urgjenca, prej të cilave 10 raste të dyshuar për covid-19 të cilët po ndiqen sipas protokollit.

Nga ISHSH në bashkëpunim me AKU. Gjatë datës 23.06.2020 në Qarkun Shkodër janë monitoruar 94 ofrues të shërbimeve:

24 bar-kafe/restorante, 24 artikuj të ndryshëm ushqimorë/markete, 1 bulmetore, 1 dyqan pijesh, 2 dyqane mishi, 10 dyqane rrobash, 1 qendër ditore për fëmijë, 1 bujtinë, 2 furra buke, 3 pasticeri, 4 farmaci, 1 institucion shtetëror,1 biznes parketesh, 5 pika pagesash, 3 dyqane materiale ndërtimi, 2 kancelari, 1 noter, 1 zyrë finance, 5 artikuj të ndryshëm industrialë, 1 parukeri dhe 1 klinikë dentare. Subjektet ofronin shërbim me masat mbojtëse sipas protokollit megjithatë ka disa subjekte me mungesë të afishimit të posterave dhe shenjave të distancës.

• Gjatë ditës së sotme me dt. 24 Qershor, në qarkun Shkodër është inspektuar 1 subjekt dhe janë monitoruar 67 të tjere. Janë monitoruar: 8 markete/dyqane ushqimore, 11 bar-kafe/restorant, 2 byrektore, 2 dyqane mishi, 2 fast-food,2 furra buke, 1 piceri, 5 dyqane rrobash, 2 dyqane këpucësh, 1 dyqan vegla auto, 1 qendër shëndetësore, 1 fabrike perpunim fruta- perimesh, 4 agjensi udhetimi,2 farmaci,1 farmaci veterinare,2 kancelari, zyre noterie,2 zyra kontabiliteti,2 parukeri,1 palester,1 dyqan artikuj te ndryshem industriale,2 argjendari,3 pika pagese,1 dyqan lulesh,1 hidrosanitare,1dyqan tregtim gazi, Kryqi i Kuq Shqiptar,1 shkolle,1 kopesht dhe 1 optike.Subjektet e monitoruar jane sensibilizuar ne marrjen e masave mbrojtese dhe afishimin e posterave/ protokollit.

Gjate dites se sotme eshte revokuar nje mase urgjente per mbyllje sepse eshte plotesuar afati i kerkuar.