COVID-19/ AKU: Tregtarët duhet t’i paketojnë frutat, qytetarët të mos prekin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19, ka kërkuar nga të gjitha subjektet që tregtojnë fruta-perime, që në mënyrë të menjëhershme t’i paketojnë ato.

AKU iu bën thirrje bizneseve që frutat dhe perimet të mbulohen me plasmas të tejdukshëm në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave. Po ashtu, të gjithë shitësit, por edhe konsumatorët, të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit, por vetëm me dorashka.

Për mosrespektimin e masave kundër koronavirusit, AKU ka gjobitur një furrë buke në Fier, pasi ka konstatuar se prodhim dhe tregtim të bukës në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Referuar këtyre shkeljeve ligjore ka gjobitur subjektin në vlerën e 40 mijë lekëve të reja.