Civilët e vrarë nëpër rrugë, Zelensky viziton Bucha: E vështirë të negociosh me Rusinë pas asaj që ka bërë…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar Bucha, pasi imazhet e  trupave të civilëve të vrarë në rrugë shkaktuan reagime të shumta nga e gjithë bota.

Në një deklaratë për mediat ai tha se është “shumë e vështirë” për Ukrainën të negocionte me Rusinë pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Bucha.

 Zelensky tha se mizoritë e kryera në qytet karakterizojnë “natyrën e ushtrisë ruse” dhe shtoi se ata i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”.

“Është shumë e vështirë të negociosh kur sheh se çfarë kanë bërë këtu”– tha ai.

Civilët e vrarë nëpër rrugë, Zelensky viziton Bucha: E

I veshur me një xhaketë dhe i rrethuar nga siguria, ai foli dhe për udhëheqësit kryesorë të vendeve që nuk pranuan që Ukraina të jetë  anëtare e NATO-s, duke thënë se “Unë mendoj se ata duhet të vijnë këtu dhe të shohin si është situata”