BRDARIÇ, TEUTA E FORTË, POR VLLAZNIA DËSHIRON FITOREN NESËR…

Besim dhe entuziasëm tek trajneri Thomas Brdariç. Një ditë para ndeshjes së rradhës, asaj me Teutën që do të luhet nesër në orën 18:00 në “Loro Boriçi”, ai ka dalë para gazetarëve për të folur për këtë përballje të parë të këtij viti, por edhe për merkaton dhe atë se çfarë pret prej saj.

“E kemi filluar vitin me plotësimin e skuadrës me një sulmues të mirë si Avdijaj dhe po shohim gjithmonë përpara se ajo që ka kaluar, ka kaluar. Ne jemi skuadër që do të përmirësohet dhe të vazhdojë punën e përkushtimin. Duam të tregojmë paraqitje si vitin e kaluar. Jemi në një pozitë ku çdokush duhet të na kapë dhe mundë, jemi në vend të parë dhe duhet ta mbrojmë e do ta tregojmë ndaj Teutës nesër.

Teuta e pamposhtur? E dimë, e kemi parë si luajnë dhe mendojmë se ne kemi shanse të mira në fushën tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin të mundim Teutën. Ajo është një skuadër shumë e fortë, ka trajner me eksperiencë, fituese e Kupës. Mendoj se skuadra ka shumë motivim për të treguar se duam të fitojmë, do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusar dhe të uritur të fitojmë kundër Teutës.

E kemi filluar nga zero në verë dhe mendoj se u kemi treguar të gjithëve në qytet se me këtë përkushtim e përpjekje, skuadra është e përshtatshme, është konkurruese. E dimë se çfarë duhet të bëjmë me Matkon e stafin teknik. Sigurisht edhe lojtarët, jemi një ekip dhe mendoj se jemi në një situatë se kur një lojtar do të ikë, duhet të afrojmë të tjerë dhe ata të jenë të përshtatshëm për ekipin. Kështu u mor vendimi edhe për Albionin. Ai ka karakter, është një lojtra që njoh dhe vendimin e morëm bashkë. Duhet të tregojmë në transferime jo vetëm aftësinë e lojtarit, por edhe nëse është i përshtatshëm për ekipin dhe kjo është vendimtare.

Dhurata në merkato? Kemi dhënë shumë dhurat anë këto 6 muaj. Nuk jemi me ngut të afrojmë lojtarë. Nëse gjejmë lojtarë të mirë për këtë klub, mund të bëjmë diçka. Nuk ka asnjë gjë të veçantë për të folur për momentin. Kur të kemi diçka do të flasim”, tha Brdariç.