BRDARIÇ: NESËR PËR T’I MARRË PIKË LAÇIT…

Vllaznia do të luajë nesër ndaj Laçit sfidën e rradhës për kampionat dhe në kampin kuqeblu janë të gatshëm për këtë sfidë. Trajneri Thomas Brdariç para gazetarëve u shpreh i bindur se skuadra e tij do të tregojë vlerat më të mira në këtë takim dhe nuk do të dalë pa pikë prej tij.

Jam shumë i kënaqur, kemi punuar shumë këtë javë. Jam shumë i kënaqur prej ekipit dhe nesër besoj se do të japim maksimumin. Vetëm Imami ka probleme fizike, pjesa tjetër e ekipit është e shëndoshë.

Kam shumë lojtarë, jam i kënaqur me gjendjen e tyre. Kemi qenë me fat që kemi bërë dy stërvitje në stadium, kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Kush e ka thënë që mund të mungojë edhe Imeri? Sot do të jetë në stërvitje, do e shoh gjendjen e tij fizike dhe do bisedoj me të.

Çdo lojtar nesër duhet të japë maksimumin ndaj Laçit, sepse është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme për ne. Është i vetmi ekip të cilit nuk kemi mundur t’i marrim pikë. Nesër do e provojmë t’i marrim pikë, do të jetë dita jonë që do provojmë t’i marrim pikë Laçit.

Dy ndeshje radhazi ndaj Laçit? Jemi të përqendruar te ndeshja e kampionatit. Më e rëndësishme është loja e nesërme ndaj Laçit. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja nesërme e kampionatit.

Dëshira është t’i fitojmë të dy ndeshjet, në kampionat dhe Kupë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra përpara, i kemi eliminuar disa probleme, tani të shohim se si do të ecë skuadra“, deklaroi trajneri i ekipit shkodran.