Brdariç: Në Shkodër po fryn një erë e re për futbollin, më pëlqen fitorja dhe loja…

Tomas Brdariç duket se po e çon Vllazninë aty ku i ka munguar klubit kuqeblu, drejt vendeve të kreut në elitën e Superiores. Pas ndeshjes në Korçë, trajneri i kuqebluve, duket optimist për të ardhmen që e pret klubin e sidomos skuadrën që ai drjeton. Ndërsa Brdariç ka shtuar se ka nisur të fryjë një erë e re në futbollin shkodran…

Ja si e ka nisur ai prononcimin në “Gol pas goli” në Supersport”… “I dimë rrethanat në qytetin tonë, por nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Kemi filluar një kapitull të ri, duket se është i suksesshëm dhe na pëlqen.  Më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.”

Ecuria

“Mendoj se jemi të ndërgjegjshëm për çdo gjë që ndodh këtu, jemi në një epokë të veçantë, luajmë pa spektatorë, luajmë për veten, luajmë për këtë klub shumë të madh dhe duhet të ketë shumë pasion për të luajtur për këtë klub. E vlerësojmë dhe duhet të mbajmë atmosferën e lartë dhe nuk është një objektiv i thejshtë, duhet të punojmë për të. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt, jemi në një pozicion të mirë, duhet t’i gëzohemi, të punojmë çdo ditë që të kemi vazhdimësi.”

E ardhmja

“I kam thënë të gjithëve që nga dita e parë se po ndërtojmë një situatë dhe ekip të ri dhe do kohë. Duhet të kemi durim, të gjithë flasin për objektiva dhe titullin. Jo, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që themi jashtë, se duhet të jemi të përulur rreth të ardhmes, nëse vazhdon kështu, do të jemi të suksesshëm.  Nuk ka rëndësi kush shënoi. Ne luajmë bashkë, mbrojmë mirë, nuk ka rëndësi kush shënon. Nuk më kujtohet kush i shënoi golat, por më pëlqyen shumë”, – tha Brdariç në fund të ndeshjes në Korçë.