Brdariç: I kënaqur me lojën e ekipit. Adili tip impulsiv, duhet të ketë më shumë kontroll në vetvete

Konfliktet për pronën rrezikojnë të marrin jetë njerëzisht

Vllaznia mori një barazim heroik në sfidën me Skënderbeun edhe pse shkodranët luajtën për 45 minuta me një lojtar më pak.

Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç e cilësoi paraqitjen e skuadrës së tij si pozitive dhe shprehu keqardhjen që nuk arriti të fitonte dot ndeshjen.

‘’Mendoj se duhet ta shikojmë ndeshjet në total, në përgjithësi jam i kënaqur me sjelljen e skuadrës, nuk patëm fat në disa raste. Përpara ndeshjes synimi ishte të hynim për fitore, Mendoj se vendimi i arbitrit sot ishte pak i tepruar. Jam i kënaqur me lojën e ekipit dhe paraqitjen.

Në përgjithësi mendoj se ndeshja duhet të mbarojë me 11 lojtarët se ashtu duhet dhe do të kishim shumë mundësi ta fitonim këtë ndeshje. Skënderbeu ka disa lojtarë me cilësi dhe patën rastet e veta, por portieri jonë Zogoviç bëri 2-3 pritje vendimtare të cilat ishin shumë të rëndësishme për ne. Dua të komplimentoj ekipin të që luajti me shumë zemër sot, për më shumë se 45 minuta gjatë gjithë lojës.

Kartoni i kuq për Adilin? Në përgjithësi duhet të jemi të kujdesshëm në gjerat që bëjmë, Adili është pak impulsiv dhe duhet të ketë kontroll më të madh të vetes së vet.

Të vjen keq sepse nuk luajtëm me 1 lojtarë për 90minuta, dhe nuk morëm dot fitoren por duhet të jemi të kënaqur me frymën që dha skuadra pasi jemi në rrugën e duhur’’, tha Brdariç.

PANORAMASPORT.AL