BRDARIÇ: EDHE NDAJ KUKËSIT NESËR VETËM PËR FITORE…

Në prag të ndeshjes së rradhës, asaj që Vllaznia do të luajë nesër ndaj Kukësit, trajneri Thomas Brdariç ka dalë paraditen e sotme para gazetarëve në konferencën e shtypit të pragndeshjes për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Ai ka shprehur besimin se pavarësisht mungesave, skuadra edhe në këtë ndeshje do të luajë vetëm për fitore.

“Jam I gëzuar që nesër do të luajmë në një fushë të mirë si ajo “Elbasan Arena” ndaj Kukësit dhe jemi shumë të lumtur që lojtarët janë të motivuar dhe ne jemi gati.

Gurishta, Hoxhaj, Da Silva dhe Dunga nuk do të luajnë, por kemi futbollistë të tjerë që mund t’i zëvendësojmë. Mendoj se ata që do të luajnë janë gati për këtë takim”.

“I dimë aftësitë e Kukësit, por do të shkojnë nesër në ndeshje për të marrë 3 pikët. E di që ata nuk po kalojnë momentet të mira, por për mua kjo nuk ka rëndësi dhe unë mendoj për sfidën e nesërme. Ne kemi mësuar nga gabimet e bëra nga ndeshja e parë dhe vijmë në këtë takim pas rezultateve të mira. Mezi pres të shikoj përmirësimet e skuadrës”.

Vllaznia në sulm? “Ne nuk luajmë me 11 portierë që të mos luajmë në sulm”.

Afrimi i Cisse? “Të gjithë e dijnë që ne nuk kemi mundësi të marrim lojtarë siç ka bërë Tirana apo ekipet e tjera. Cisse është një djal I mirë, I duhet kohë për stërvitje dhe do të vendosim më vonë se çfrarë do të vendosim për të”.