Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta e gazi nga sot…

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e pasdites së sotme, 18 maj dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Kështu nga sot nafta do të shitet me 234lekë/litri, benzina 237 lekë/litri dhe gazi me 90 lekë/litri. Shtrenjtimin më të madh e ka pësuar benzina e cila është rritur me 10 lekë për litër.

Përsa i përket  çmimeve  tregtimit me shumicë, nafta do të shitet 222lekë/litër, benzina 225 lekë/litër dhe gazi 78 lekë/litri.

Njoftimi: 

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.