Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Lezhë, një person i plagosur…

Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një banesë në Lezhë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është paraqitur në Spitalin e Lezhës me plagë në trup dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e shpërthimit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Shpërndaje