Bilanc “lufte” në Itali, brenda ditës humbin jetën 793 persona…

Vazhdon të shtohet me ritme të frikshme numri i personave të infektuar dhe atyre që ndërrojnë jetë brenda ditës në Itali.

Vetëm gjatë ditës së sotme, vendi fqinj ka regjistruar 6,557 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 53,578. Ndërsa brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 793 persona. Numri total i viktimave është rritur tashmë në 4,825. Numri i personave që janë shëruar plotësisht është 6,072.

Bilanci tragjik bën që Italia të mbajë vendin e parë në botë sa i përket jetëve që ka marrë koronavirusi. Vendin e dytë e mban Kina me 3,255 viktima të shkaktuara nga Covid-19.

Italia mbetet vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, e pasuar nga Spanja dhe Gjermania.