Bie nën 200 numri i rasteve ditore me COVID-19…

Nga kryerja e 1983 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë, duke shënuar dhe numrin më të ulët të rasteve ditore pas shumë javësh.

Ndërkohë ditën e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së fundit kanë humbur jetën katër pacientë të moshave 63 – 82 vjeç.

Statistika (12 Prill 2021)

Testime totale               591,590
Raste pozitive                128,518
Raste të shëruara           98,269
Raste Aktive                  27,928
Humbje jete                   2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                  19823
Fier                      2413
Durrës                  1177
Gjirokastër           1168
Shkodër               967
Korçë                   727
Vlorë                    608
Dibër                    340
Kukës                   324
Elbasan                237
Berat                    94
Lezhë                   50