Berisha nesër në 9:30 në SPAK! PD thërret protestë: Të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty…

Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet nesër (e hënë) në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

PD me anë të një mesazhi të shpërndarë në strukturat e partisë ka kërkuar mobilizim për Berishën. Vihet në dukje se ngjarja do jetë mobilizim.

Kryetari i PD-së Sali Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

“Te dashur miq. Nesër ditën  e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.

Sipas vendimit të GJKKO, Berisha duhet të paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë.

Kujtojmë që Berisha mori leje nga SPAK dhe nuk u paraqit në hënën e parë të shkurtit për shkak të vizitës në Gjermani ku mori pjesë në Kongresin e CDU.

Shpërndaje