Bëri pagesë me kartëmonedha false në Fast Food, ndalohet 20-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar.

”Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u ar,restua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.