Benet Beci takim me të rinjtë në qendrën rinore Arka: Kam ambicien e tij për ta kthyer Shkodrën në një qytët elitar në të gjitha nivelet…

Në një takim me të rinjtë në qendrën rinore Arka, kandidati për deputet Benet Beci ka zhvilluar një debat të hapur për shpalosjen e ideve dhe alternativave për Shkodrën.

Gjatë fjalës hyrëse, Beci, ka shprehur para të rinjve ambicien e tij për ta kthyer Shkodrën në një qytët elitar në të gjitha nivelet. Ai është shprehur se projektet janë gati, mjafton vetëm krijimi i strategjive bashkëpunuese mes aktorëve.

Pyetjet e të rinjve janë fokusuar tek këndvështrimi i zotit Beci për të ardhmen e Shkodrës.

Gjatë takimit, të rinjtë kanë bërë pyetje dhe diskutime për një numër i madh problematikash me të cilat ata përballen çdo ditë në Shkodër. Një diskutim i hapur që ka marrë vëmendjen e plotë të Becit.

Qendra arka, prej disa javësh organizon takime – debat, me kandidatët për deputetë të Shkodrës, në mënyrë që të rinjtë të njihen me platformat dhe idetë e tyre për zhvillimin e qytetit por edhe zgjidhjen e problemeve që shpesh prekin edhe këtë kategori.