Bekim Balaj, Këpuca e Artë dhe lajmi i bukur: Sulmuesi shkodran do bëhet baba së shpejti…

Shpërndaje

Bekim Balaj e mbylli sezonin si fitues i “Këpucës së Artë”, falë 19 golave me fanellën e Vllaznisë. Por momenti më i veçantë për të nuk lidhet me fushën e lojës.

Gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” të futbollit shqiptar, sulmuesi shkodran zbuloi se së shpejti do të bëhet baba. Ai ndau me publikun edhe lajmin e bukur se pret një djalë. Një kapitull i ri në jetën e Balajt, i cili ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë jetën familjare larg vëmendjes publike, duke e bërë këtë zbulim edhe më të veçantë.

Dy arritje të rëndësishme për Balajn: sukses në fushë dhe lumturi në familje. Ai mbetet një nga futbollistët më vendimtarë të kampionatit shqiptar dhe një emër që do të kujtohet gjatë për kontributin e tij me Vllazninë dhe kombëtaren.

Shpërndaje