Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

Nga Fatmir Bashli

Mendjen me u tall e kan mileti,,Mora sot ne tel at’ xhenerikun e i tham,, – Mi ka kalu temperatura e makins mbi 100 e asht tuj m’xjerr tym, ça me ba ??!! – Merr 127-ten se nuk asht ma per mu, m’tha.

Edhe pat than Edi Rama , se do ta ndrroj imazhin e keq qe kan per popullin ton,,, Si ja ka nis po na n’xjerr popullin ma pozitiv ne bot.

Tash pashaporta veq me ble naj numer celularit, se nuk asht tuj na hy n’pun per naj gja tjeter.

Shkova me u qeth edhe pash aty at’ lavamanin qe ta lajn kryt e si shqiptar qe jena bajm pyetjet idjote te shqiptarve,, – A lani edhe krytin ju , se po shof at’ lavamanin ?? – Jo jo,aty lajm gjynahet ,, m’tha.

M’tha Gzimi, asht gzim per mu se u pajtova me Pajtimin, e merit per kyt gja pati Merita, qe pati fatin e mir me ken shoqe me Fatmirin,, qe ça shef e qet se rrin me Shefqetin ,, qe ka shum kujtime prej Kujtimit,, qe po lulzon ne biznes prej Lulzimit.

Po m’thote njeni,,, – Shkume me u pjek te nji rast vdekjet,, edhe sa per muhabet i tham atij qe t’vllas t’kufoms,,, – Po he ma ,, vdiq e ?? – Po ma iku !! – Po si ka mundsi , a je ti vllai i madh , si ka mundsi me vdek ai kaq shpejt,, me vdek ai para tejet,,gjynah ??!! – Tash mas na ha fort m*t , ti a ke ardh me u pjek,, a ke ardh me majt rradhen k’tu,,, m’tha.

Tuj i than lakuriqja e nats t’birit,,- Vesh naj gja mas rri lakuriq se je me ethe.  

Djemve Shqiptar i vjen marre me vu masken,, e nuk i vjen marre me hjek vetllat.

Kishte shkru njeni,,,: Na bani t’marr kjo korona,, shkova ne restorant e takova nji mik e pershendeta me brryl,, Shkova ne WC e hapa deren prap me brryl dhe e mbylla me b*th,, E hapa kapakun e WC me kam,, e po te njejten pun e bana edhe kur dola,, Shkova me u ul n’tavolin e vej re se jan tuj t’pa tan,,I kisha ba tana n’rregull , veqse kisha harru me i çu pantollat ,,, Ca me majt n’mend ma par robi i shkret.

Ishalla nuk po nis me i m’ledh rastet e t’infektumve ky Lul Basha,, se po del e thot,, – Mas 30 testimeve na dolen 89 raste te infektumsh,, e 36 te intubum.